Një qen që ka urinuar në mes të një shitoreje u bë viral në TikTok, me shumë komentues që kritikuan gruan për sjelljen e kafshës së saj në një dyqan ushqimesh.
Dëshmitari që ka postuar pamjet, i kishte marrë ato derisa ishte duke ecur nëpër dyqanin ushqimor, përcjell Telegrafi.
Pasi pa një qen, zinxhiri i të cilit ishte i lidhur në dorezë në një karrocë blerjeje, ai dhe shikues të tjerë vunë re se qeni po qëndronte pranë “një pellgu me urinën e tij”.
Rrëmuja u vërejt shpejt nga një punonjës i cili thirri: ‘A është ky qeni i dikujt?’ ndërsa ajo tregoi karrocën me të cilën ishte lidhur qeni.
@special_head She wanted the Employee to clean it #traderjoesmusthaves #fypシ #dogsofttiktok #dogfails #baddog ♬ original sound – Mole Man
Kur pronarja e qenit u kthye për të marrë kafshën e saj, punonjësi e informoi atë për “aksidentin”, duke i thënë: ‘Qeni juaj sapo urinoi në dysheme zonjë’.
Dhe gruaja u përgjigj: “E di, e di”.
Punonjësja më pas i shpjegoi se qentë nuk lejohen në këtë dyqan.
Pronarja e qenit më pas e tërhoqi qenin e saj më pranë saj ndërsa u krijua një turmë dhe video përfundoi. /Telegrafi/