Site icon Telegrafi

Qeni labrador “fluturon” prej gëzimit kur pronari i thotë fjalën magjike

Nëse ju i urreni vrapimet, kjo nuk do të thotë se vlen edhe për kafshët shtëpiake.

Këtij qenit i pëlqen të vrapojë aq shumë sa çmendet nga emocioni sa herë që e përmend pronari i tij.

Scout është plot energji dhe mezi pret rastin për të treguar aftësitë dhe entuziazmin e tij sportiv. Kur dëgjon pronarin e tij të thotë fjalën vrap, ai fillon të ankojë me ngazëllim.

Ai kërcen me padurim dhe pret që të dalin në rrugë. Pronari pastaj hip në skateboard e tij dhe Scout e tërheq zvarrë nëpër lagje.

Shikoni një video të një shëtitjeje kaq intensive më poshtë. /Telegrafi/

@thisisscoutFirst run in a few months!! #dogtok #dogsofttiktok #fyp #foryourpage #funny #comedу #dogvideos #doglover #puppy #puppylove #runningman #running #doggo♬ original sound – Labahoula Scout
Exit mobile version