Telegrafi

Qeni kureshtar habiti të gjithë me reagimin e tij kur pa fishekzjarrët

Njerëzit në rrjetet sociale u befasuan nga reagimi i pazakontë që pati ky qen kur pa shkrepjen e fishekzjarrëve që ndriçonin qiellin e natës.

Shumica e qenve nuk janë shumë entuziastë për të parë fishekzjarrë, por duke gjykuar nga videoja, ky qen ishte vërtet i kënaqur me spektaklin në qiell, transmeton Telegrafi.

Duket sikur u thotë pronarëve që në fillim të video: “Nxitoni, hapni dritaren! Dua të shoh fishekzjarrët!”.

Ai qëndroi në dritare gjatë gjithë kohës derisa, por si duket mbeti i zhgënjyer pasi përfundoi shfaqja me fishekzjarrë. /Telegrafi/