Qeni me emrin Lexi, i qëndron sipër pronarit të tij, derisa të sigurohet se ai është zgjuar nga gjumi.
Sikur opsioni i alarmit që lëshon tinguj kohë pas kohe për të të zgjuar patjetër nga gjumi, njëjtë vepron edhe ky qen, por pa bërë zë, transmeton Telegrafi.
Burrin e shtrirë në krevat, qeni i bardhë e godet lehtë me putër, e nuhatë dhe e lëpinë, derisa t’ia nxjerrë gjumin.
“Mjaft”, thotë ai i përgjumur, ndërsa një femër që është duke xhiruar dëgjohet duke qeshur. /Telegrafi/