Telegrafi

Qeni kërkon prej pronarit t’ia mbajë putrën gjersa vozitë në veturë

Gatsby është një zagar i dashur sicilian, i cili ka një kërkesë të pazakontë gjatë vozitjes në një veturë.

Gjegjësisht, ai hipë në ulësen e përparme dhe i kërkon pronarit që t’ia mbajë putrën, dhe nëse pronari e largon dorën, qeni kërkon të mbajë përsëri putrën e tij.

Videoja që kënaqi Tiktokers ka mbledhur më shumë se nëntë milionë shikime dhe 800 mijë pëlqime.

“Është dashuri e pakushtëzuar. Qetëson shpirtin”, shkruan një tiktoker dhe tjetri shtoi, “Kjo është gjëja më e ëmbël ndonjëherë”.

“Edhe unë kam një zagar sicilian. Ata janë shoqëruesit më të mirë në botë”, shtoi një pronar krenar. /Telegrafi/

@itsgatsbytime 🥺 daddy’s boy ❤️ #dogsoftiktok #cirnecodelletna #puppylove #dogstagram ♬ original sound – Gatsby