Telegrafi

Qeni kërcen për të shpëtuar pronarin, nga frika se po mbytet në ujë (Video)

Në Britani të Madhe është filmuar një qen, që ka kërcyer në pishinë për të shpëtuar pronarin që ishte zhytur i tëri nën ujë.

Megjithëse ai vetëm mahitej, kafsha shtëpiake ka lehur nga paniku, derisa është hedhur në ndihmë, transmeton Telegrafi.

“Është shumë i vogël, por besnikëria tij ndaj pronarit qenka shumë e madhe”, është një koment lidhur me rastin.

Në anën tjetër, veprimi tij është konsideruar si detyrim, meqë qeni konsiderohet si miku më i mirë i njeriut. /Telegrafi/