Në Britani të Madhe është filmuar një qen, që ka kërcyer në pishinë për të shpëtuar pronarin që ishte zhytur i tëri nën ujë.
Megjithëse ai vetëm mahitej, kafsha shtëpiake ka lehur nga paniku, derisa është hedhur në ndihmë, transmeton Telegrafi.
“Është shumë i vogël, por besnikëria tij ndaj pronarit qenka shumë e madhe”, është një koment lidhur me rastin.
Në anën tjetër, veprimi tij është konsideruar si detyrim, meqë qeni konsiderohet si miku më i mirë i njeriut. /Telegrafi/
https://youtu.be/RL3FPcmaoFA