Kamerat e sigurisë brenda një shtëpie në Tulsa të Oklahoma, ka kapur momentin kur qeni pa ndonjë qëllim të keq shkakton zjarr, pasi kafshon mbushësin e telefonit.
Në videon e publikuar më poshtë të shpërndarë nga departamenti i zjarrfikësve të Tulsa, shihen dy qentë dhe një mace duke qëndruar brenda dhomës së ndejës, transmeton Telegrafi.
Derisa po pushtonte mbi jastëk, njëri nga qentë shihet me mbushës në gojë – të cilin e kafshoi në një moment që shkaktoi shkëndija dhe më pas shpërtheu dhe zjarri filloi të shpërndahet nëpër dhomë.
Nga zjarrfikësit e Tulsas është konfirmuar se qentë kanë arritur të largohen pa ndonjë lëndim përmes derës së veçantë të punuar enkas për ta, derisa anëtarët e familjes janë evakuuar me shpejtësi.
Videoja është shpërndarë me qëllim që të shërbej si paralajmërim për të tjerët, që të kontrollojnë më shpesh kafshët e tyre shtëpiake dhe të shohin se çfarë fusin në gojë. /Telegrafi/