Telegrafi

Qeni ishte ‘vajza’ e babait derisa nëna mbeti shtatzënë

Një përdorues i TikTok tregoi se si retriever i saj i artë e trajton atë dhe burrin e saj në një video që ka mbledhur më shumë se 800 mijë shikime në vetëm një ditë.

Në video, ajo shpjegoi se si qeni dikur ishte më i lidhur me burrin e saj, por gjithçka ndryshoi kur ajo mbeti shtatzënë.

“Nëntë muaj lumturi”, ka shkruar ajo në përshkrimin e videos, në të cilën shihet qeni duke fjetur me të, i shtrirë në barkun e saj.

“Qentë janë gjëja më e mirë në botë”, “Do të jetë një motër shumë e mirë”, “Është e adhurueshme sa e mbrojtur është”, janë vetëm disa nga komentet. /Telegrafi/

@ladyandtheblues 9 months of happiness🥹🫶 #snugglepuppy #cuddles #fyp #foryour #pregnantlife #dogsoftiktok ♬ i can’t help it – JVKE