Një qen i cili dyshohet se kishte kafshuar një fëmijë, është tërhequr zvarrë me veturë si shenjë “hakmarrje” nga nëna e vogëlushit e cila e lidhi me litar në pjesën e pasme të veturës.
Pamjet e publikuara nga Mirror që janë edituar për shkak të përmbajtjes së rëndë, shfaqin momentin kur qeni tërhiqet zvarrë, derisa litari i lidhur rreth qafës së tij sa vinte e ngushtohej kur vetura filloi të lëvizte, transmeton Telegrafi.
Si rezultat i këtij veprimi të pamatur, qeni ka mbetur i ngordhur. Ndërkaq policia në San Pedro të Paraguait ka filluar hetimet, dhe pritet shumë shpejt të merren në pyetje prindërit e vogëlushit.
Besohet se këtë ngjarje të tmerrshme e kanë filmuar kalimtarët e rastit, të cilët më pas ua dërguan pamjet policisë. Sipas zyrës së prokurorit, gratë që shihen në video dyshohet të jenë nëna dhe gjysha e vogëlushit që ishte sulmuar nga qeni. /Telegrafi/