Site icon Telegrafi

Qeni ia lehtëson punën policisë së Çikagos, nuhatë marihuanën e fshehur që kapë vlerën e 10 milionë dollarëve (Foto)

Një qen i policisë ua ka lehtësuar punën zyrtarëve policorë, të cilët arritën të sekuestrojnë marihuanë në vlerë prej 10 milionë dollarëve të cilën e kishte nuhatur qeni.

Qeni kishte nuhatur lëndën narkotike, dhe kështu detyroi policinë që ta nxjerrin nga kamioni shoferin që po kontrabandonte marihuanën në Çikago, ku pasi hapën bagazhin e kuptuan se bëhet fjalë për një sasi të madhe – afro 700 kilogramë.

Departamenti i policisë së Çikagos, ka shpërndarë fotografitë e qenit Jayda duke qëndruar në dhomën e dëshmive që ishte e mbushur me qese të najlonit plotë marihuanë.

“Pas marrjes në pyetje të shoferit policia e zbuloi se marihuana po transportohej nga Çikago në Kaliforni. Falë qenit tonë arritëm ta sekuestrojmë dhe të parandalojmë shpërndarjen e kësaj lënde narkotike”, thuhet në komunikatën e policisë së Çikagos. /Telegrafi/

Exit mobile version