Site icon Telegrafi

Qeni i plagosur kërkoi ndihmë në spital

Kur u hapën dyert e ndihmës së shpejtë në qendrën rajonale të mjekësisë në San Juan, në pavijonin e pritjes hyri një qen i përgjakur duke çaluar, me plagë në këmbë.

Veterinari kujdestar, i cili menjëherë iu përgjigj thirrjes së personelit të spitalit e kontrolloi qenin dhe konstatoi se plagët janë shkaktuar nga kafshimi i një qeni tjetër.

Veterinari tha se qeni ka bërë një hap shumë të mençur dhe e ka ditur mirë se ku duhej të kërkonte ndihmë. Ai është dërguar në një azil të kafshëve të humbura ku shumë shpejtë e gjeti pronari i tij. /Telegrafi/

Exit mobile version