Orkestra që ndodhej në një hapësirë të lashtë në Efes të Turqisë, është ndërprerë nga një qen që ka hyrë në skenë.
Dirigjentja është munduar të vazhdonte, por instrumentistët u befasuan nga kafsha që qëndronte qetë pranë tyre, transmeton Telegrafi.
“Sikur të dilte nga ndonjë ëndërr e keqe dhe të qetësohej duke u bërë bashkë me muzikën”, është një koment lidhur me rastin që po qarkullon në internet.
Megjithëse përformansa ndaloi për një moment, publiku duartrokiti me ngjarjen qesharake. /Telegrafi/
https://youtu.be/ETuwfGHrwjs