Silke Caproens nga Keplen i Norvegjisë, e ka filmuar qenin e saj, teksa përpiqet të kapë një asht të vizatuar në fund të enës.
Kafsha me emrin Quick, provon ta kafshojë figurën që ngjanë me ushqimin e tij të preferuar, por nuk ia del, transmeton Telegrafi.
Më pas, ai e fut këmbën në ujë dhe me putër, provon ta nxjerrë ‘ashtin’ përjashta.
“Ky është ylli i shtëpisë tonë, që provon dhe dështon të ushqehet si duhet”, ka shkruar Caproens përbri videos, që është parë mbi dy milionë herë. /Telegrafi/
https://youtu.be/ubO6ZI_D-Zs