Site icon Telegrafi

Qeni i humbur për të cilin filloi një kërkim i madh u kthye tek familja e tij me një salsiçe në gojë

Një qen i cili kishte humbur tani është kthyer në krahët e familjes së tij – pasi që e kishte të pamundur që t’i rezistonte një salsiçe të skarës. Nico, qeni 6 vjeçar i racës së Pastorit gjerman u frikësua nga disa qenë të tjerë në një fushë përderisa ishte me shëtitësin e tij gjatë javës së kaluar dhe kishte ikur.

Pronari i tij Andy Farmer kishte bërë thirrje për ta gjetur kafshën e tij të humbur dhe madje kishte fjetur në fushë, me shpresën se Nico do të kthehej. Banorët nga East Kilbride u mblodhën së bashku dhe filluan një kërkim të madh përpara se qeni më në fund u afër shtëpisë së tij duke nuhatur skarën e familjes.

Kafsha e dashur kishte humbur në mëngjesin e së martës të kaluar, dhe Andy i shqetësuar bashkë me familjen e tij u frikësuan se më e keqja kishte ndodhur, raporton The Mirror, transmeton Telegrafi.

Fatmirësisht, banorët nga e gjithë pjesa e Lanarkshire u bënë bashkë që të ndihmojnë në gjetjen e tij, dhe në mbrëmjen e së mërkurës, Nico ishte gjetur në zonën e Calderwood.

Andy tha: “Të gjithë ne jemi qetësuar pasi që ai i kthye tek ne shëndoshë e mirë. Thjeshtri im 4 vjeçar ishte shumë i mërzitur. Ai nuk është larguar nga Nico që prej kohës kur i u kthye në shtëpi”.

“Ai, vëllai i tij pesë vjeçar, dhe vajza ime 18 vjeçare janë rritur bashkë me Nicon, ai është pjesë e rëndësishme e familjes tonë. Unë thjesht nuk mund ta kuptoja se sa largë ka arritur thirrja jonë. Ishte shpërndarë disa mijëra herë nga njerëz që as nuk e njihnin qenin”, vazhdoi tutje ai.

“Nuk e di saktë se sa njerëz iu bashkuan kërkimit, lehtësisht mund të them se ishin 40 gjatë së martës, dhe të gjithë ishin në këmbë, dhe nuk mund t’i falënderoj sa duhet”, tha ndër të tjera Andy.

Andy e kishte marr Nico-n prej kur qeni i kishte vetëm 12 javë jetë, dhe thotë se ishte i gatshëm të bënte gjithçka për ta gjetur përsëri. /Telegrafi/

Exit mobile version