Telegrafi

Qeni human e bart në shpinë macen e ‘dehur’ (Video)

Në YouTube është hedhur një video interesante, që paraqet dy kafshë tradicionalisht rivale, por që këtu shkojnë mirë dhe tregohen humane me njëra-tjetrën.

Macja me ngjyrë gri, që duket se është shumë e lodhur, ndihmohet nga qeni i zi, që të shkojë nga një pjesë e kopshtit, deri në shtëpi, transmeton Telegrafi.

“Qeni i sjellshëm e bart në shpinë macen e dehur”, mban titullin video e xhiruar në Rusi.

“Kështu bëjnë gjithmonë miqtë, pasi unë e teproj me pije”, është një koment lidhur me rastin. /Telegrafi/