Një qen heroik i quajtur El Palomo i udhëhoqi policët nëpër kodra, shtigje dhe lugina te pronari i tij 84-vjeçar, i cili humbi në shkretëtirë për një javë pasi doli në një shëtitje.
Gregorio Romero doli më 27 nëntor nga shtëpia e tij në Moctezuma, shteti Sonora në Meksikë për të bërë një shëtitje, por humbi, transmeton Telegrafi.
Me këtë rast u mobilizua një kërkim i madh që përfshinte një njësi të trajnuar të qenve nuhatës.
Por ishte qeni besnik i pensionistit Gregorio, El Palomo, që e gjeti atë vetëm 3 kilometra larg shtëpisë së tij më 4 dhjetor.
Pamjet tregojnë shpëtimtarët duke e çuar me gëzim në shtëpi Gregorion pasi ky i fundit u gjet nga qeni i tij besnik.
Një tjetër video, tregon El Palomon kontrolluar pronarin e tij të dashur përpara se burri i rraskapitur të ulet në një karrige.
Qeni dy-vjeçar i shpiu shpëtuesit tek ai pasi kaloi kodrat, shtigjet dhe luginat ku ndodhej në shkretëtirën Sonora.
Më pas ai priti me besnikëri jashtë repartit të spitalit për dy ditë, derisa pronari i tij merrte trajtim. /Telegrafi/