Telegrafi

Qeni gjumash dhe kokëfortë, vazhdon të fle edhe kur goditet në kokë (Video)

Në Bangkok të Tajlandës, një qen është shtrirë para një dyqani, teksa kokën e ka vendosur në pragun e derës.

Kafsha që duket të jetë shumë e lodhur, vazhdon të fle edhe pse goditet në kokë, sa herë që dera hapet dhe mbyllet.

“E paska gjetur qetësinë shpirtërore dhe nuk e ka asnjë brengë në këtë botë” është një koment lidhur me qenin ngjyrë gri, transmeton Telegrafi.

“Sikur të kisha një kokë kaq të fortë dhe i flija i lumtur, pa pasur asnjë problem” thuhet në komentin tjetër.  /Telegrafi/