Matthew Sims nga Jacksonville e la qenin ta shijonte ditën në oborrin e shtëpisë së familjes së tij, duke mos ditur se çfarë surprize i priste.
Në një moment, kafsha e quajtur Baby i sinjalizoi pronarit se kishte gjetur diçka, por nuk ishte një eshtër.
Matthew iu afrua vrimës dhe pa një pjesë të një objekti të pazakontë metalik.
“Nuk e kuptova menjëherë se për çfarë bëhej fjalë. Disa çaste më vonë mendova se “Mirë, do ta kthej ngadalë”.
Burri i hutuar kishte përpara një predhë të vjetër, të pashpërthyer, një metër të gjatë dhe 4.5 kilogramë, raporton UPI.com.
Ai ka lajmëruar menjëherë policinë dhe në shtëpinë e tij ka mbërritur një ekip i specializuar.
Granata besohet se ka qenë e shtrirë në tokë për dekada, por mbetet e paqartë se si përfundoi atje.
Para se të hiqej në mënyrë të sigurt, autoritetet evakuuan shtëpitë përreth. /Telegrafi/