Gergely Dudas nga Hungaria, e ka publikuar para nëntë muajsh një ilustrim, ku kërkohet të gjendet një pandë në mesin e shumë dordolecëve.
Kohë pas kohe, ky ilustrues ka postuar enigma të ndryshme, të cilat i kanë bërë shikuesit të vështrojnë me vëmendje derisa nuk e kanë gjetur fshehtësinë, transmeton Telegrafi.
Së fundmi Dudas e ka bërë një ilustrim tjetër, ku është fshehur një qen në mesin e turmës së lopëve. Nga ngjyra dhe forma e njëjtë e fytyrës, si dhe veshëve që përngjajnë me brirët, ky qen bëhet pothuajse i padukshëm.
Në fotografinë e postuar më poshtë, mund të shihni këtë kafshë në mesin e gjedheve që është rrethuar me një rreth të kaltër. /Telegrafi/