Site icon Telegrafi

Qeni fatkeq u desh të vraponte gjatë gjithë kohës për të kapur ritmin e traktorit, ku e kishte lidhur kroati

Të gjithë ata që do të shohin këtë video nuk do të jenë të kënaqur.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për pamje që tregojnë një dalmat nga zona e Benkovacit që ka një qen të lidhur në pjesën e pasme të traktorit të tij.

Siç edhe mund të shihet, qeni detyrohet të vrapojë gjatë gjithë rrugës, dhe nëse ndalet, një lak i ashpër rreth qafës mund ta tërheqë me vete.

Me këtë plaku rrezikoi qenin me veprimin e tij, i cili duhej të ndiqte ritmin e shpejtë të automjetit gjatë gjithë rrugës.

Sipas njoftimit, kjo skenë e shëmtuar është filmuar në Benkovac të Kroacisë. /Telegrafi/

Exit mobile version