Site icon Telegrafi

Qeni endacak ka zvarritur pjesë të trupit të njeriut te varrezat në “Butel”

Mbrëmë rreth orës 19:30 në Stacionin Policor është paraqitur se në rrugën “Boca Ivanova”, në portën e dytë të varrezave “Butel”, nga një qytetar është vërejtur se si një qen endacak ka zvarritur një pjesë trupore të njeriut (këmba).

Zyrtarë policorë kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe është bërë këqyrja e vendit të ngjarjes nga SPB- Shkup, përcjell telegrafi Maqedoni.

Me urdhër të Prokurorit të Përgjithshëm pjesa e mbetur e trupit të njeriut është dërguar në Institutin për mjekësi ligjore për ekspertiza të mëtutjeshme./Telegrafi/

Exit mobile version