Vizitorët e një parku nacional në Zimbabve, kanë pasur mundësinë e rrallë, të shohin një skenë shumë të pazakontë.
Luanesha që kishte zënë një qen të egër, bredhte me prenë duke e mbajtur me dhëmbët e fuqishëm, por gjithçka ndryshoi papritmas, transmeton Telegrafi.
Derisa shtirej si i ngordhur, qeni shfrytëzoi mundësinë dhe u largua me shpejtësi, sapo iu dha mundësia. Kjo ndodhi vetëm pak moment, pasi luanesha e kishte ngrënë një imapla.
Ngjarja është edhe më e çuditshme, për faktin se të dy kafshët janë grabitqare dhe nuk ndodhë ta sulmojnë apo të hajnë anëtarët e grupeve, sepse ty dy janë shumë të fuqishëm dhe kanë territore të ndara. /Telegrafi/