Telegrafi

Qeni e shpëton pronaren e tij pas një aksidenti në SHBA

Në një histori interesante kujdesi, një qen ka vrapuar në një qendër të kujdesit ditor në SHBA duke kërkuar ndihmë për pronaren e tij që ishte aksidentuar.

Ky veprim nga qeni u lavdërua shumë nga përdoruesit e rrjeteve sociale.

Dashi dhe pronarja e tij po udhëtonin për në park kur janë përfshirë në një aksident me veturë. Pronarja e tij, Melisa Fickel, kishte frikë se nuk do ta shihte më qenin e saj, pasi menjëherë pas aksidentit ai thjesht u zhduk, përcjell Telegrafi.

Rreth një orë më vonë ajo mori një telefonatë nga qendra e qenve të Aries në Detroit. Pronari i qendrës e informoi Fickel se Dash ishte i sigurt.

Në videon e shpërndarë në rrjete sociale shihet zonja Fickel teksa rrëfen për aksidentin dhe e shpreh dashurinë që ka për qenin.

Videoja mori vëmendje të gjerë, pëlqime, dhe komente të shumta.

“Qentë janë vërtet më të mirët”, shkroi njëri nga përdoruesit. /Telegrafi/