Në Chelmsford të Anglisë, një fëmijë ka marrë lëndime të konsiderueshme në fytyrë, pasi është kafshuar nga një qen teksa po bënte ‘selfie’ në Snaphat.
Djaloshit 11-vjeçar është dashur t’i bëhen 21 qepje në fytyrë, shkaku i kafshimit nga Digby – një qen i llojit haski, transmeton Telegrafi.
Derisa fëmija që mbetet i paemëruar ka qenë duke bërë fotografi, qeni i ka kërcyer afër dhe e ka kafshuar.
Për këtë arsye, Stuart Harris – që është pronari i qenit -është dënuar me 200 orë punë pa pagesë për komunitetin, duhet t’i paguaj viktimës pesëmijë funte, si dhe ta ekzekutojë qenin agresiv.
Në anën tjetër, djaloshi që ka marrë mjaft lëndime, është duke u shëruar dhe nuk pritet t’i mbesin shenja. /Telegrafi/