Telegrafi

Qeni Billy kujdeset për kecin Lilly

Billy zemërmadh ka krijuar një lidhje të fuqishme me kecin e braktisur me emrin Lilly, në fermën Pennywell, afër Buckfastleigh, ku ata janë bërë një atraksion i popullarizuar.

E lindur së bashku me dy keca tjerë, Lilly është braktisur nga nëna e saj sepse dhitë zakonisht mund të përkujdesen vetëm për dy keca njëkohësisht.

Punëtorët e fermës të udhëhequr nga Katherine Tozer janë aktivizuar për t’i ndihmuar Lillyt të lënë anash, por qeni i saj ka qenë ai që e ka bërë shumë të qartë se është i gatshëm të luaj rolin prindëror.

Shumë shpejt u bë e qartë se Billy ishte i lumtur të adoptojë Lillyn, dhe tani ai përkujdeset për të duke e lëpirë, duke e pastruar dhe duke u përkujdesur për së afërmi për të.

Në të nëjtën kohë, Lilly duket po aq e lumtur me Billyn, në modelin e tij prindëror.

Çifti i kafshëve tani ka zgjuar kureshtjen e masave të njerëzve të cilët frekuentojnë qendrën e kafshëve dhe personeli i atjeshëm është shumë kureshtar të shoh se si do të zhvillohet marrëdhënia e tyre derisa Lilly të rritet.