Një qenush i vogël që kishte ngecur pothuajse i varur jashtë rrethojës mbrojtëse të ballkonit të një apartamenti në katin e tretë, është shpëtuar nga banorët e lagjes të cilët e pritën me një qarqaf kur ra nga ballkoni.
Qenushi me emrin Lhasa Apso kishte dalur jashtë rrethojave mbrojtëse të ballkonit, pasi ishte frikësuar nga krismat e fishekzjarrëve që ishin ndezur me rastin e festimit të Vitit të Ri, transmeton Telegrafi.
Por kur banorët e lagjes në qytetin Goiania në Brazil, panë se qenushi po humbte forcën dhe nuk po mund më të qëndrojë i varur, vrapuan për ta shpëtuar – duke e pritur me një çarçaf që e mbanin katër persona në dorë.
Edhe pse ra nga ballkoni ai përfundoi në çarçaf duke mos e pësuar as lëndimin më të vogël. Ndërkaq pronari i qenit Jean Siqueira ka pranuar se në ato momente kritike nuk kishte qenë në shtëpi. /Telegrafi/