Site icon Telegrafi

Qeni bie në vrimën prej 55 metrash dhe mbijeton gjashtë ditë

Britanikja 38-vjeçare Rebecca Lewis nga Saint Ives me ditë të tëra ka kërkuar qenin e saj të racës terier Coco pasi që i kishte humbur gjatë shëtitjes. E ka kërkuaj gjithandej dhe në fund e ka thirrur shoqatën "Dog Lost!" e cila e ka lidhur me speleologët. Qenin e shkretë e kanë gjetur pas gjashtë ditë kërkimesh. Pos disa gërvishtjesh dhe një plage mbi sy, Coco ka shpëtuar pa lëndime të mëdha.

“Isha në shëtitje me miqtë e mi. Coco u zhduk. Nuk kishte asnjë vërejtje se rreth e rrotull gjenden zgafelle minierash”, thënë Rebecca.

Shpëtimtarët nuk mund t’i binin në gjurmë për shkak të vegjetacionit tepër të madh. Megjithatë, disa ditë më pas disa prej anëtarëve të ekipit vendosën të lëshohen në një zgafelle. Pasi që është lëshuar shpëtimtari Darrel Henderson, Coco ka filluar të leh. Me radiolidhje nga ka informuar se e ka gjetur qenin e gjallë. Atij i janë dashur rreth 15 minuta ta bind Cocon të futet në çantë.

Exit mobile version