Site icon Telegrafi

Qeni besnik pret qetësisht nga 12 orë në stacionin e trenit, derisa të kthehet pronari nga puna (Video)

Xiongxiong është qeni besnik, që pret nga 12 orë në ditë në një stacion trenash në Liziba të Kinës, derisa pronari të kthehet nga puna.

Të gjithë e njohin dhe e duan qenin 15-vjeçar, që është shumë i sjellshëm dhe i urtë, ndërsa nuk ka kollare apo zinxhir, transmeton Telegrafi.

Gjatë kohës sa është në pritje, Xionxiong, që në gjuhën kineze do të thotë ari, nuk pranon ushqim nga askush. Ai leh me gëzim, kur e sheh pronarin që kthehet dhe e ushqen me gjërat e tij të preferuara.

Banorët e zonës, që nuk kalojnë pa e ledhatuar, kanë treguar në rrjetet sociale për përkushtimin e këtij qeni besnik.

Kjo ka bërë që ngjarja të bëhet virale dhe stacione të vizitohet prej shumë njerëzve, që vetëm duan ta shohin këtë qen. /Telegrafi/

Exit mobile version