Telegrafi

Qeni besnik nuk largohej nga trupi i pronarit të tij, që u vra gjatë një shkëmbimi zjarri në Meksikë

Policia që doli të hetonte një vrasje të raportuar në një zonë në Jalisco të Meksikës, pa një skenë shumë të pazakontë.

Afër trupit të pajetë të një 25-vjeçari, qëndronte edhe qeni i tij besnik, duke mos  lejuar askënd që t’i afrohet, transmeton Telegrafi.

Në mënyrë që të merret trupi i viktimës, u nevojit ndihma e eksperti të kafshëve, që arriti ta largonte qenin pit bulli, nga mbrojtja e trupit të pronarit të tij.

Viktima nën mbrojtjen e qenit të tij

Raportohet se qeni ishte shumë agresiv, ndërsa qëndronte në pellgun e gjakut të viktimës, që ishte shpuar nga plumba të shumtë, përfshirë edhe ën fytyrë.

Ngjarja e rëndë, ndodhi pas një shkëmbimi zjarri, ndërsa mbeten të panjohura arsyet që e shkaktuan mosmarrëveshjen. /Telegrafi/