Policia që doli të hetonte një vrasje të raportuar në një zonë në Jalisco të Meksikës, pa një skenë shumë të pazakontë.
Afër trupit të pajetë të një 25-vjeçari, qëndronte edhe qeni i tij besnik, duke mos lejuar askënd që t’i afrohet, transmeton Telegrafi.
Në mënyrë që të merret trupi i viktimës, u nevojit ndihma e eksperti të kafshëve, që arriti ta largonte qenin pit bulli, nga mbrojtja e trupit të pronarit të tij.
Raportohet se qeni ishte shumë agresiv, ndërsa qëndronte në pellgun e gjakut të viktimës, që ishte shpuar nga plumba të shumtë, përfshirë edhe ën fytyrë.
Ngjarja e rëndë, ndodhi pas një shkëmbimi zjarri, ndërsa mbeten të panjohura arsyet që e shkaktuan mosmarrëveshjen. /Telegrafi/