Telegrafi

Qeni bëri të qeshin miliona duke reaguar ndaj pronarit që dëshiron të flasë me të në telefon

Owen e përjetonte rëndë ndarjen me qenin e tij.

Ai me të vërtetë donte të dëgjonte se si po rritej kafsha, kështu që e thirri të dashurën e tij, Lucyn dhe i kërkoi që ta vinte në telefon.

Në videon e postuar në TikTok, qeni është i shtrirë nën divan me një celular përpara.

Në anën tjetër, pronari dëgjohet duke përshëndetur qenin.

Megjithatë, qenit nuk i pëlqente fare të dëgjonte pronarin e tij, kështu që ai leh dhe shpejt shtypi telefonin me putra dhe ia mbylli. /Telegrafi/

@lucyabbeyx Not happy about his dad telling him off #puppy #phonecall #fyp #foryoupage #cutedog #phone ♬ original sound – Lucyabbeyx