Caitlin Guirey nga Britania e Madhe e kishte dërguar qenin në një qendër të kujdesit për kafshë, por kur ka shkuar ta merr prapa, ka marrë një qen tjetër.
Ajo ka menduar se kafsha është e sëmurë apo e shqetësuar, sepse bënte sjellje të pazakonshme, transmeton Telegrafi.
Derisa po voziste për në shtëpi, ajo ka ndaluar për ta shikuar më mirë nëse është i lënduar, derisa e ka parë emrin në qafore.
“Kam marrë qenin e huaj, e kam vjedhur. Ky quhet Winston, ndërsa unë do duhej ta merrja Teddy”, ka shkruar ajo në Facebook, përbri fotografisë.
Mësohet se ajo e ka kthyer dhe e ka marrë prapa qenin e saj që e mbanë në shtëpi. /Telegrafi/