Telegrafi

Qeni akrobatik vjedh spektaklin

Qeni dyvjeçar tibetian i llojit mastif, i quajtur, Hu Hu, ka performuar në një eveniment special për të treguar truqet e qenve në qytetin Chongqing.

Të pranishmit e kanë shikuar qenin duke u ngjitur në maje të një platforme katër-metrash dhe pastaj ka ecur i balancuar në dy tela çeliku.

Spektatorët kishin mbetur pa frymë dhe vazhdimisht kishin bërtitur “më ngadalë… më ngadalë”.

Qeni kishte bërë një pushim para se të përfundonte “rrugëtimin” e tij dhjetë-metrash nëpër tela.

Pronari i Hu Hu, e kishte marrë këtë qen dhuratë nga një mik i tij, ndërsa e kishte trajnuar për më shumë se një vit për të ecur nëpër tela.