Site icon Telegrafi

Qeni adhuron syzet e tij të diellit

Pronari i qenit me emrin Fei Fei thotë se i kishte blerë një palë syze për t’i mbrojtur sytë e kafshës së tij të adhuruar në qytetin Chongqing të provincës Sichuan.

Ai nuk ishte i sigurt se qeni i tij do t’i bartte syzet, por për habi të tij ai i do aq shumë sa që nuk e bën as një hap pa to.

"Mendova se rrezet e forta të diellit që ne kemi gjatë verës nuk do ishin edhe aq të mira për sytë e tij”, ka thënë pronari i qenit.

"Por tani, nëse nuk ia vendos syzet e tij të diellit para se të dalim jashtë, ai fillon të leh pandërprerë derisa e bëj këtë", ka shtuar ai.

Fei Fei tani tërheq vëmendjen kudo që shkon, si qeni më “cool” në qytet, raportojnë mediat lokale.

Exit mobile version