Telegrafi

Qeneve u pëlqen të jenë pranë pronarëve të tyre, shpesh me çdo kusht

Shembulli më i mirë është Stafford Sonny, i cili e di shumë mirë se nuk lejohet në shtratin e pronarëve të tij.

Por megjithatë, ai mendon se pronarët nuk janë të vetëdijshëm për praninë e tij, ndaj shpesh zvarritet në shtratin e tyre dhe shtiret si i padukshëm dhe i shurdhër.

Teksa bashkëshorti i autorit të videos po përpiqej të flinte, Soni u fut pranë tij dhe i la një vend të lirë pronares së tij. Kur ka hyrë në dhomë dhe ka parë skenën gazmore, ka nxjerrë menjëherë celularin dhe ka nisur të regjistrojë atë që po ndodhte.

“Soni, po flas me ty. Mos më injoro”, i thotë ajo qenit në një klip që postoi në TikTok. Por qeni sillet sikur nuk e dëgjon fare.

“Nëse nuk mund të shkosh në shtrat, thjesht pretendo se je i padukshëm dhe i shurdhër”, ka shkruar pronari i Sonny me videon virale që ka më shumë se 300 mijë shikime. /Telegrafi/

@sonnystaffy if I don’t look at them then it’s not happening ? #fyp #fypシ #foryou #foryoupage #foryoupageofficiall #staffy #staffie #dogsoftiktok ♬ Vegas (From the Original Motion Picture Soundtrack ELVIS) – Doja Cat