Telegrafi

Qëndruan në cep të shkëmbit që mund të shembet, rrezikuan jetët për asgjë

 Shkëmbi që ndodhet në Sussex të Britanisë së Madhe, ka një përbërje gëlqerore, duke bërë që të shpërbëhet në çdo kohë.

Për shkak të butësisë dhe mundësisë që “të shpërbëhet si shkumës”, ky masiv i ngurtë nuk preferohet për ngjitje, e aq më pak për qëndrim në skajet e tij, transmeton Telegrafi.

Policia janë vënë në kërkim të adoleshentëve, të cilët i kanë kaluar ndalesat dhe e kanë vazhduar shëtitjen dhe qëndrimin e rrezikshëm në cep të shkëmbit. /Telegrafi/