Telegrafi

Qëndronte pranë veturës së parkuar, kinezi e sheh kamionin duke ardhur me shpejtësi të madhe – i shpëton “për një fije floku” përplasjes  

Ky është momenti dramatik kur shoferi i një veture i shpëton më të keqes “për një fije floku”, pasi që një kamion humb kontrollin dhe përplaset me disa vetura në jug të Kinës.

Kamerat e sigurisë kanë kapur momentin kur në qytetin kinez Sanming, kamioni godet veturat e parkuara, transmeton Telegrafi.

Videoja fillon me një burrë që qëndronte afër veturës së tij të zezë dhe pasi e kupton se çfarë pason, largohet me shpejtësi duke i shpëtuar shtypjes.

Nuk raportohet për viktima, ndërsa nuk dihet nëse shoferi ishte shpërqendruar apo kishte probleme me frenat e mjetit gjigant. /Telegrafi/