Site icon Telegrafi

Qëndronte e varur në ballkonin e katit të katërt duke kërkuar ndihmë, kalimtarët qeshnin dhe e filmonin me telefon (Foto/Video)

Një grup adoleshentësh nuk mund të ndaleshin së qeshuri, derisa po filmonin një grua e cila po qëndronte e varur në ballkonin e katit të katërt të një ndërtese duke kërkuar ndihmë.

Gruaja e cila po luftonte për jetë vazhdimisht kërkonte ndihmë nga kalimtarët e rastit, por kjo thirrje duke se nuk i bënte përshtypje fare një grupi adoleshentësh të cilët përveç se nuk e ndihmuan, ata tërë kohën qeshnin me të derisa dhe e filmonin, transmeton Telegrafi.

Ende nuk dihet se si kishte përfunduar kjo grua e varur në ballkon, e cila pas disa sekondave humb fuqinë dhe përfundon në tokë.

Në video ajo mund të shihet duke qarë dhe bërtitur, por të rinjtë nuk brengoseshin fare për këtë.

Dhe në momentin që ajo përfundon në tokë, adoleshentët vendosin t’i ofrojnë ndihmë duke u dëgjuar duke i thënë njëri-tjetrit, “telefononi autoambulancën”.

Edhe pse u rrëzua nga kati i katërt, ajo mrekullisht ka shpëtuar pa ndonjë lëndim serioz, ndërsa ngjarja raportohet të ketë ndodhur në Rusi. /Telegrafi/

Exit mobile version