Telegrafi

Qëndronin jashtë dritares së veturës, tmerrohen vetëm nga një lëvizje e luanit (Video)

Turistët që ndodheshin në një Park Nacional të Afrikës së Jugut, kanë shfrytëzuar rastin të fotografojnë nga afër një luan që po pushonte skaj të rrugës.

Por, ka mjaftuar vetëm një lëvizje e kafshës, që fëmijët të tmerrohen dhe të futen sërish brenda, transmeton Telegrafi.

“Mos i hapni dritaret e makinës kur ndodheni në safari, aq më pak kur pranë është një luan” është një koment lidhur me rastin.

Megjithëse askush nuk është lënduar, përfundimi ka mundur të jetë fatal, sikur gjallesa të bëhej e dhunshme dhe të sulmonte. /Telegrafi/