Telegrafi Maqedoni ua transmeton deklaratën integrale të zëdhënëses së BE, Maja Kocijançic, mbi zhvillimet e fundit në ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë
Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë është angazhuar për promovimin e sundimit të ligjit dhe luftën kundër mosndëshkimit. Përkundrejt kësaj, vendimi i presidentit Ivanov për falje të një numri të zyrtarëve ngre shqetësime serioze. Ky vendim vjen në një kohë kur të gjitha palët duhet të kërkojnë mënyra për ruajtjen e Marrëveshjes së Përzhinos.
U bëjmë apel të gjithë palëve tu shmangen ndërhyrjeve që rrezikojnë ti minojnë vitet e përpjekjeve në vend të përkrahura nga bashkësia ndërkombëtare për përforcimin e sundimit të ligjit.
Është me rëndësi të përkrahet puna e Prokurores speciale publike dhe të ekipit të saj, të themeluar nga Kuvendi i Maqedonisë si pjesë e Marrëveshjes së Përzhinos, të vazhdojë me hetimin e çështjeve serioze që u hapën vitin e kaluar.
Është po aq e rëndësishme për tu përgatitur për zgjedhje të besueshme dhe për ta mbajtur vendin në rrugën euro-atlantike. Prandaj është thelbësore që të gjitha palët ti kthehen dialogut dhe të gjejnë një marrëveshje të përbashkët që do tu shërbejë qytetarëve./Telegrafi/