Telegrafi

Qëndron shumë pranë ariut gjigant, për ta ushqyer me luleshtrydhe të ngrira (Video)

Në një pjesë malore, që besohet se ndodhet në pjesën veriore të Shteteve të Bashkuara, është parë një skenë shumë e pazakontë.

Gruaja e shtrirë, e ushqente me luleshtrydhe të ngrira një ari gjigant, që qëndronte i qetë pranë saj, transmeton Telegrafi.

Kameramani që duket se është po aq i guximshëm sa ajo, i filmonte nga afër, ndërsa fokusonte putrat e mëdha dhe të gjithë madhësinë e trupit.

Ende nuk dihet nëse ajo është ndonjë mirëmbajtëse e kafshësh, apo si e qetësoi ariun që besohet se jeton në mal.

Arinjtë ngjyrë kafe janë vetmitarë dhe rrallë shoqërohen me specie të llojit të veta, e aq më pak me njerëz.

Janë vendase të pjesës veriore të Shteteve të Bashkuara dhe Azisë, ndërsa gjenden në disa zona të Kanadasë. /Telegrafi/