Telegrafi

Qëndron i shtrirë në binarë, treni me dhjetëra vagonë kalojnë mbi të – burri shpëton pa asnjë lëndim (Video)

Për ta zënë trenin që i kishte ikur, një burrë nga India kishte gjetur një rrugë më të shkurtër në vend se të vrapoj mbi urë.

Derisa po qëndronte i shtrirë nën trenin që ishte i ndaluar, ai befasisht fillon të lëviz, transmeton Telegrafi.

Por, fatmirësisht e kuptoi se nëse qëndron i shtrirë në binarë pa lëvizur as gishtin më të vogël do t’i shpëtonte më të keqes, ai shpëtoi pa asnjë lëndim më të voglin edhe pse dhjetëra vagonë kaluan mbi të.

Dhe pas që rreziku kaloi, ai u ngrit në këmbë sikur të mos kishte ndodhur asgjë e keqe. Ngjarja e pazakontë ka ndodhur dhe është filmuar në stacionin e trenave në Banakat në Uttar Pradhes në Indi. /Telegrafi/