Gruaja i kishte thënë se duhet të qëndrojë një javë ditë në rrugë me mbishkrimin “E kam tradhtuar gruan, ky është dënimi im". Fillimisht William kishte menduar se po bënte shaka. Mirëpo, kur e ka kuptuar se gruaja e tij e kishte më një mend, ka vendosur të kryej dënimin e vet.
“Më është dashur ta bëj këtë në mënyrë që ta ndreqi gabimin tim”, ka deklaruar William për stacionin televiziv lokal MyFox.
Me mbishkrimin e vendosur rreth qafës në ora nëntë të mëngjesit ka qëndruar afër rrugës në qytetin Centreville në shtetin federal amerikan të Virginias. Disa vozitës ia tregonin gishtin dhe ia bënin dhe me buri. Pas dy orëve e ka thirrur gruaja dhe i ka thënë se mund të kthehet në shtëpi.