Telegrafi

Qëndron Kastrati, pjesë e programit për liderët e rinj nga Evropa në vitin 2020

Kryetari i Kamenicës, Qëndron Kastrati është përzgjedhur në mesin e liderëve të rinj nga Evropa për të qenë pjesë e programit të vitit 2020.

Programi organizohet nën patronazhin e Presidentit të Komisionit Evropian  dhe mbledh agjentë të ndryshimeve progresive nga fusha të ndryshme.

Ishte vetë Kastrati, që përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar se është i përzgjedhur nga Kosova në mesin e liderëve të rinj nga Evropa për të qenë pjesë e programit të vitit 2020.