Kandidati i PSD-së për kryetar të Kamenicës ka pranuar humbjen në balotazhin e Kamenicës.
“Pas mbledhjes së shumicës së votave nga komisionarët tanë, Vetëvendosje del se ka fituar shumicën e këtyre votave”, ka njoftuar Kastrati në Facebook.
Kastrati më këtë rast ka uruar kundër kandidatin për rezultatet. Kastrati ka bërë edhe analizën e humbjes së tij.
“Është mëse e qartë që reforma në arsim e ka ndikuar disponimin e pesë fshatrave në këtyre zgjedhjeve, e cila ka ndikuar dukshëm në rezultat”.
Kastrati ka falënderuar mbështetësit për votimin e tij.
“Angazhimi im politik do të jetë i inspiruar dhe motivuar nga përvoja ime në Kamenicë! Ky vend do të mbetet shumë special për mua”, deklaroi tutja Kastrati./Telegrafi/