Kandidati i Vetëvendosjes për Kamenicën Qëndron Kastrati ka shkruar në Facebook se ka marr besimin e qytetarëve të kësaj komune.
Kastrati kishte garuar kundrejt kandidatit të LDK-së Shaip Surdulli.
Postimi i Qëndron Kastratit:
“Ju faleminderit të gjithë qytetarëve që na e dhanë besimin! Do të jemi bashkë për katër vite.
Urime Dardanë!
Sonte fillojnë katër vitet e barazisë, zhvillimit, respektit ndaj qytetarit, dhe llogaridhënies.