Telegrafi

Qëndron e zhveshur në parmakun e dritares, për të marrë rreze dielli

Një grua nga Glasgow i Skocisë, ka rrezikuar jetën duke qëndruar e shtrirë në parmakun e dritares, në mënyrë që të rrezitet.

Këmbët e gruas së paidentifikuar, kanë qëndruar përjashta cepit të banesës, që ndodhet në katin e tretë të godinës, transmeton Telegrafi.

Madje, ajo ka pasur vetëm një palë brekë të vogla, ndërsa qëndronte para një ndërtese ku janë të vendosura zyra të kompanive të ndryshme.

Sidoqoftë, veprimi i saj është kritikuar ashpër, sepse ajo e ka vënë jetën e saj në plan të dytë, duke rrezikuar të rrëzohet në çdo moment. /Telegrafi/