Mysafiri i radhës në podcastin “Arena e Yjeve” në Telegrafi, ishte ylli i Shqipërisë dhe Samsunspor, Arbnor Muja.
Reprezentuesi i kuqezinjve ka zbuluar disa histori interesante dhe të padëgjuara më parë.
Muja ka folur për përballjen në Ligën e Kampionëve ndaj Barcelonës dhe lojtari që i la më së shumti përshtypje.
Në histori të Antwerpit për golin e parë në Ligën e Kampionëve, lojtari shqiptar ka rrëfyer se çfarë ndjeu para se të realizonte.
Arbnor Muja po ashtu ka zbuluar arsyet e largimit nga Antwerpi për në Turqi.
Si iu bashkua Muja skuadrës gjermane dhe u largua pas një viti dhe prapaskenat e transferimit në Belgjikë.
Për të gjitha këto dhe shumë të pathëna të tjera, Muja i ka shpalosur të gjitha në podcastin “Arena e Yjeve” në Telegrafi.
Këtë podcast mund ta ndiqni në TV Dukagjini çdo të shtunë nga ora 17:10, ndërsa nuk do të ishte i mundur pa përkrahjen e sponsorëve tanë Patos, Dent Fix, Lasko, Pro Transport, Muqa Solar dhe KGM Kosova. /Telegrafi/