Babai i njohur vetëm si Mario, i ka befasuar fëmijët e tij, pasi qëndroi për tri vite jashtë shtetit, duke punuar si inxhinier në Katar.
Ai zgjodhi mënyrën e pazakontë që të shërbente në një restorant si kamerier i maskuar, ndërsa vetëm bashkëshortja tij ishte në dijeni se kush ishte, transmeton Telegrafi.
Adoleshentët po hanin të qetë, derisa ai hoqi maskën dhe shfaqi fytyrën para të bijës. Vëllai saj e shikonte me habi kur ajo nisi të qante, ndërsa nuk e dinte arsyen e reagimit të saj.
Pamjet e familjarëve që përqafohen të përlotur, janë shpërndarë menjëherë në internet dhe u pëlqyen në masë të madhe. /Telegrafi/
https://youtu.be/FZJ6NDWBVUE